ARKATANA

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm, goditi me thikë gruan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një shqiptar, i cili goditi me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe të dashurin e saj në Luton të Anglisë, është dënuar për tentativë vrasje. Fatmir Mula, 44 vjeç, i cili jeton në Londër, goditi me thikë Elena Melnyk.

Mula, me shtetësi kosovare, gjithashtu goditi dhe Nicholas White, i cili mori plagë më mushkëri dhe mëlçi. Shqiptari sulmoi me thikë ish-bashkëshorten dhe të dashurin e saj më 12 qershor të vitit 2015, kur ajo shkoi për të marrë fëmijët që ndodheshin me të atin.

Prokurori tha se i dashuri i ri i gruas arriti ta largojë atë nga duart e shqiptarit duke e mbrojtur, ndërsa mori vetë dy goditje në gjoks dhe një në qafë.

Mobi Casa

Mula pas kësaj arriti të largohej duke dalë nga dritarja, por u arrestua disa ditë më pas, shkruan “Panorama”. Ish-bashkëshortja ka treguar se Mula e kishte kërcënuar atë se nëse do të divorcohej do ta vriste.

44-vjeçari mori dy herë dënim të përjetshëm dhe i duhet të kryejë minimumi 11 vite burg para se të kërkoi rishikim dënimi.

Sipas gjykatës veprimi i tij ishte plotësisht i pajustifikuar dhe erdhi pa asnjë provokim apo sulm të planifikuar. Mula, thuhet në vendimin e gjykatës është qartësisht një person me rrezikshmëri të lartë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.