HW

Shqiptari çon në vdekje dy fëmijët e vet sepse e ka braktisur gruaja!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sipas akuzës ai donte të vetëvritej dhe me vete në vdekje t`i merrte edhe dy fëmijët e vet. Këtë po e bënte pasi që pak kohë më parë e kishte braktisur bashkëshortja.

Një shqiptar i Kosovës, me qëndrim në Gjermani nga vitet `90, akuzohet se ka çuar në vdekje të qëllimshme dy fëmijët e tij katër dhe pesë vjeçarë.

Ai duke filluar nga sot, ndodhet para trupit gjykues të Gjykatës së Landit në Görlitz (Gjermani lindore) ku do të përgjigjet për vrasje të rëndë, shkruan radiodresden.de.

FIDANISHTJA

Sipas akuzës ai donte të vetëvritej dhe me vete në vdekje t`i merrte edhe dy fëmijët e vet, transmeton albinfo.ch. Këtë po e bënte pasi që pak kohë më parë e kishte braktisur bashkëshortja.

Krimi ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në autostradën B6 në mes Dresdenit dhe Bischofswerda. Në Fischbach ai e kishte rritur shpejtësinë e makinës së tij në 150 kilometra në orë dhe kishte goditur në pozitë ballore dy drunj, përcjell albinfo.ch. Menjëherë pas aktit ai kishte pranuar veprën dhe prej atëherë ndodhet në spital të burgut.

Gjykata e Landit në Görlitz ka vendosur se procesi ndaj kosovarit do të zhvillohet në tri seanca./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.