ARKATANA

Shqiptari blen diskotekën në Itali, ua ndalon hyrjen e italianëve!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka shkaktuar jo pak bujë në Itali hapja e një lokali nate nga një shqiptar. Zhurma është bërë jo për lokalin, por për kushtet që janë vendosur nga pronari 32-vjeçar, Ramiz Kryemadhi.

Pas blerjes së diskotekës në qytetin e Pordenone, 32-vjeçari ka vendosur si kusht të mos lejojë hyrjen e të rinjve italianë në të.

Emri i diskotekës është “Il Papillon” dhe është blerë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Pronari e ka ndarë lokalin e njohur në zonë në dy ambiente. Në një ndodhet zona e muzikës hip-hop dhe në pjesën tjetër është zona e muzikës folklorike rumune. Në këtë mënyrë pjesa më e madhe e klientëve të lokalit janë qytetarë nga Rumania.

Emri i lokalit është i njohur nga shumica e të rinjve në zonë, por të rinjtë italianë nuk kanë mundësi të hyjnë.

ARKATANA

Në informacionin që jepet për lokalin përshkruhet dhe karakteristikat që duhet të kenë klientët. “Informacion i ri: Që nga e shtuna, stafi ka vendosur të përzgjedhë dhe kontrollojë të gjithë klientët. Personat që nuk janë me kombësi rumune duhet të jenë të shoqëruar nga një grua. Në të kundërt nuk hyjnë”, thuhet në njoftimin e stafit të diskotekës.

Sipas pronarit të lokalit, siç raporton almakos, vendimi është marrë për të shmangur problemet. Ai thotë se nëse dikush vjen i shoqëruar me vajza në diskotekë, është më i qetë dhe nuk sjell probleme gjatë festës.

Të rinjtë italianë të zonës kanë reaguar ndaj këtij vendimi, por rregulli nuk është pranuar të shkelet nga ana e pronarit 32-vjeçar.

Ndërkohë që mediat italiane i kanë kushtuar jo pak vëmendje kësaj ngjarjeje. “Mendoni çfarë do të ndodhte nëse pronari i diskotekës do të ishte italian dhe do të vendoste të mos lejonte hyrjen e shqiptarëve….”, shkruan mattinoonline, një prej mediave italiane në lidhje me vendimin e pronarit të lokalit “ Il Papillon”. Ky lokal është një nga më të mëdhenjtë në zonën e Prodenones në veri të Italisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.