Hidromorava

Shqiptari bie në gropën 5 metra të thellë dhe vdes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pasi i rrëshqet trari mbi të cilin po qëndronte Marku bie nga lartësia prej pesë metrash. Nga plagët e rënda ai ndërron jetë.

Në një aksident të rëndë pune që ka ndodhur të mërkurën që shkoi në Oensingen të Solothurnit, ka humbur jetën muratori, shqiptar nga Kosova Mark M., 48 vjeç.

Ai la pas gruan 38 vjeçare, Florinën dhe dy djem, 14 gjegjësisht 17 vjeç. Të gjithë thonë se ishin një çift i lumtur dhe një familje e përkryer.

Marku me banim në Hägendorf, në mëngjesin e të mërkurës ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit në Oensingen, ku po ndërtohet një qendër e madhe tregtare dhe banesore. Ishte ora 10.30 kur rrëshqet trari mbi të cilin po qëndronte ai. Dhe Marku bie nga lartësia prej pesë metrash.

“Daja im pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në kurriz si dhe gjakderdhje të brendshme. Në fillim ai ende mund të fliste por ndërkohë iu përkeqësua gjendja”, thotë Petrit T., i nipi.

Eco Higjiena

Ai bartet me helikopter Rega për në Inselspital të Bernës. Por po në atë mbrëmje Mark M. ndërron jetë.

“Të gjithë jemi të pikëlluar. Ai ka qenë me të vërtetë një burrë gjithmonë i gatshëm për ndihmë, një nejri i dashur. Madje edhe kur duke luajtur bashkë futboll unë bëja faul, ai nuk zemërohej”, kujton Petriti.

Të shtunën është varrosur Marku në Kosovë. E veja e tij 38 vjeçare. Florina dhe dy djemtë kanë marrë pjesë në lamtumirën e fundit, shkruan blick.ch.

“Florina nuk ndjehet mirë, ashtu sikurse edhe djemtë. Ata ende nuk e dinë se si do t`ia bëjnë pas vdekjes së Markut”, thotë Petrit T.(albinfo)