Hidromorava

Shqiptari, alergjik nga radikalizimi i të rinjve

/ 2 minuta lexim
HW

Për të adresuar problemet me islamikët radikalë në Winterthur politikani shqiptar i PS-së në Winterthur, Blerim Bunjaku, ka krijuar edhe shoqatën “Fair Winti” (www.fairwinti.ch), shkruan SRF, përcjell albinfo.ch.

Ai ka ftuar në këtë klub grupe të ndryshme të myslimanëve dhe përfaqësues të feve të tjera nga Winterthui për të biseduar me njëri-tjetrin.

Bunjaku thotë për albinfo.ch se islami nuk është problemi, por pjesë e zgjidhjes dhe gjithashtu problem i shoqërisë, ku të gjithë së bashku duhet të punojmë.

37-vjeçari Blerim Bunjaku, me rrënjë shqiptare, edhe vetë një mysliman, është i shqetësuar për situatën në Winterthur. Ai akuzon autoritetet se po mbyllin sytë për problemin. Për këtë arsye ai kishte krijuar “Fair Winti». Me grupin punues vullnetar në Winterthur, ai dëshiron për t’i nxitur të tjerët kundër radikalizimin në Winterthur, duke kërkuar zgjidhje për një bashkëjetesë paqësore.

Siç raporton SRF, ai kishte marrë shumë reagime pozitive nga bashkëqytetarët e tij.

UBT

“Është e pabesueshme sa shumë njerëz dëshirojnë të na ndihmojnë. Ne kemi futur një lokomotivë në rrugë që tani ka marrë drejtimin”, thotë Bunjaku.
Ndërkohë, të gjithë pajtohen dhe pranojnë se ka një problem në Winterthur me islamistët radikalë.

“Të gjitha palët duan të trajtojnë problemin”, thotë ai.

Përfaqësuesit e shoqatave islamike kulturore dhe xhamive, madje edhe xhamia e diskutueshme An’Nur, i kishte premtuar atij mbështetje. Dhe gjithashtu në pjesën tjetër të qytetit ka sinjale pozitive.

Ai ka ide mjaft të mira për mënyrën se si mund të zgjidhet në praktikë problemi me islamistët. Bunjaku kërkon një institucion, ku për shembull, mund të punojnë edhe persona nga feja Islame dhe të tjerë, ku prindërit dhe xhamitë mund të informohen, të kontaktohen dhe të sigurojnë një kualitet brenda strukturave dhe mësimit të të rinjve brenda xhamive. Gjithashtu kërkon të trajtohet edhe feja islame nga imamët në shkolla, ku të mësojnë të gjithë se çka është Islami dhe të interpretohet më thellë, dhe jo vetëm sipërfaqësisht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.