Mobi Casa

Shqiptari 21-vjeçar shpëton mrekullisht, vozitësja e taksisë humb jetën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Çfarë drame e vërtetë në autostradën zvicerane A1 në afërsi të Rothristit AG! Një taksi godet në një parmak, rrokulliset dhe ndalet e përmbysur anësh. Vozitësja (74) humb jetën në vendngjarje – pasagjeri i saj Armend Kameri (21) mbijeton përplasjen e tmerrit.

E Martë, 9 Tetor 2018 – 23:08 albinfo.ch
Gjatë mëngjesit ai ende është i shtrirë në shtratin e spitalit, në trupin e tij janë të vendisura pajisje të ndryshme mjekësore. Por, Armend Kameri sërish mund të buzëqeshë. “Nuk është ndonjë çudi, unë jam ende gjallë”, ka pohuar punëtori i i picerisë për “Blick”, përcjell Albinfo.ch.

Ai ishte mysafir i taksisë, i cili u aksidentua në Rothrist AG dhe vozitësja e të cilit vdiq.

Nata e së hënës. Armendi porosit një taksi për tu kthyer në shtëpi në rrethinën e Bazelit. “Për shkak se transporti publik nuk ishte i shpeshtë në atë kohë, doja të shkoja në stacionin e trenit në Olten dhe pastaj të vazhdoja me tren për në aeroportin e Cyrihut”, nënvizon kosovari.

Qëllimi i tij: “Doja të shkoj në vendlindje për një udhëtim të shkurtër”.

Në momentin që vozitësja me përvojë, Irmgard T. (74) nga Arisdorfi BL po e merrte djaloshin e ri, fillimisht shkoi si është më së miri. Por: Në autostradën A1 në drejtim të Cyrihut, pak para daljes Rothrist, ndodhi aksidenti, transmeton Albinfo.ch.

FIDANISHTJA

“Ajo e drejtoi Mercedesin e zi pak majtas-djathtas”, e kujton atë moment Armendi. “Nuk e di përse”. Gjithsesi, pasi navigacioni e kishte urdhëruar “të kaloni nga ana e djathtë” dhe ai i kishte thënë “Mos u ngutni kaq shpejt, këtu ju duhet të dilni”. Vozitësja e ka konfirmuar këtë.

Papritmas, taksi i përplas në parmak. “Papritmas u ngritëm”, vazhdon Armendi. Vetura u rrotullua dhe u ndal pasi o rrokullis dhe qëndroi anësh. “E gjitha ndodhi shumë shpejt”. Ai për fat të mirë e kishte vendosur rripin dhe ka mundur të largohej pothuajse pa ndonjë plagë.

Pasoi tronditja. “Pak metra më larg, pashë vozitësen e taksisë që qëndronte shtrirë në bar”, tha Armendi, informon Albinfo.ch.

Ai kishte shkuar tek ajo dhe e ka prekur. “Por, menjëherë konstatova se ajo ishte e vdekur. Kishte lëndime serioze në kokë. Ndoshta për shkak se ajo nuk ishte e lidhur dhe doli nga vetura”.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur shumë shpejt në vendngjarje. Irmgard T. është mbuluar, ndërsa Armend Kameri dërgohet në spital. Ndërkohë, atij i është lejuar të shkonte në shtëpi: “Gëzohem që jam akoma gjallë. Më vjen keq për vozitësen e taksisë”.

https://www.albinfo.ch/shqiptari-21-vjecar-shpeton-mrekullisht-vozitesja-e-taksise-humb-jeten/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.