Hidromorava

Shqiptari 21 vjeç fiton 1.5 milion dollarë në loto

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ai është 21 vjeç dhe ende jeton me prindërit e tij në Brooklyn të New York-ut. Por, nga java që lamë pas ky i ri shqiptar u bë milioner duke fituar1.5 milion dollarë në lotari.

“Shumë njerëz flasin për Ëndrrën Amerikane, por unë me të vërtetë jam duke e jetuar tani”, ka thënë Euglen Muslli, i cili emigroi nga Shqipëria në SHBA, vetëm gjashtë vjet më parë.

Pasi kishte prerë flokët më 19 maj, Muslli kaloi pranë pikës shitëse të tiketave të lotarisë dhe ndaloi ta blejë një.

“Kur e kuptova se kam fituar unë isha i tronditur, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë të bëj tani” tha ai, për mediet amerikane.

Uji Dea

Muslli i cili fitoi 1.5 milion dollarë, në llogarinë e tij bankare do t’i ketë 1.180.000 dollarë, pasi pjesa tjetër i ndalohet për taksa, shkruan lajmi.net.

“Unë dua të vazhdoj të punoj”, tha i riu me fat. “Atje poshtë rrugës, dua ta hap një restorant italian. Unë e dua ushqimin italian”.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.