KKVITI

Shqiptari 16 vjeçar, regjisori më i ri në Festivalin e Filmit në Cyrih

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Në Festivalin e Filmit në Cyrih (Zürich Film Festival), i cili njihet per rregullat e forta të kualifikimit, merr pjesë shqiptari 16 vjeçar, Adrian Asllani

Filmi me titull “Tyche:16komma6” që do ta shihni në linkun e mëposhtëm me një votë tuajen do t‘i ndihmoni regjisorin 16 vjeçar, Adrian Asllani, që të jetë më afër çmimit të publikut.

Fjala është për një garë në Festivalin e Filmit në Cyrih ku rregullat kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra.

72 orë kishte kohë për të realizuar një film duke filluar nga skenari vendi i xhirimeve aktorët etj. Filmi nuk duhej të zgjaste më shumë se 72 sekonda.

Për një vikend, që nga e premtja (26.09.2014) në ora 12:00 kur është bërë e njohur tema („Rastësia“) dhe deri në mëngjesin e së hënës i gjithë stafi realizues ka qenë në punë intensive për të përgatitur filmin 4 minutësh.

Përmbajtja e shkurtër e filmit:
„Saherë që Ulf (35) hedh zarin i bie dyshi. Jeta e tij ka marrë teposhtëzën. Gruaja e ka braktisur dhe tani të vetmen gjë që ka është qeni i tij Rex. Por kur një ditë në kafenenë ku ai takohet me shokët, vjen Horst, dyshat e tij bëhen vendimtar. Horst ka fituar 50’000 franga në një lojë fati dhe dëshiron që dyshat e Ulf ti vë në provë. Ai vë bast për 25’000 franga nëse Ulf do ti bie përsëri dyshit, në të kundërtën“…

United Hospital

Përndryshe ky është filmi i dytë I regjisorit Adrian Asllani. “Filmi i parë është akoma në montazhë dhe edhe skenarin e kam bërë vetë. Do të jetë i gatshëm diku në fund të muajit”, tha për albinfo.ch Adrian Asllani.

Regjisori I ri ka marr nje ftesë sot në një festival tjetër për të rinj (jugendfilmtage.ch) , pasi ata të festivalit e kanë zbuluar rastësisht taletin e Adrianit.

Adriani po ndjek gjimnazin në Kantonsschule Stadelhofen.Ai është shumë i dhënë pas filmit. I ka idol regjisorët Stanley Kubrik dhe Alfred Hitchcock

Festivali i dhjetë ndërkombëtar i Filmit i Cyrihut ka filluar më 25 shtator dhe përfundon me 5 tetor. Për dhjetë ditë, sa do të zgjasë festivali, në Cyrih do të shfaqen me dhjetëra filma, të cilët do të konkurrojnë për shtatë çmime.

Filmi me regji të Adrian Asllanit: “Tyche:16komma6”

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.