RCCOLA

Shqiptarët vrasës me pagesë në filmin “Dead Man Down”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Regjisori i “The girl with the dragon tatto”, Neils Arden Oplev, ka sjellë një tjetër film, por kësaj radhe ai ka përfshirë edhe shqiptarët. Ata i ka bërë një bandë që vrasin me pagesë e aty flitet edhe shqip nëpërmjet aktorit me prejardhje shqiptare, James Biberaj, i cili luan përkrah aktorëve të njohur Colin Farrell, Noomi Rapace në rolet kryesore.

Banda të ndryshme pjesë e perandorisë së drogës së Alphonse janë edhe gangsterët që në kritikën e “The New York Times” quhen “tullacë të rrezikshëm”. Ata vrasin këdo për çfarëdo arsye.

Eco Higjiena

Bandat që vrasin me pagesë janë shqiptarë. Ata janë të lidhur mes vete familjarisht. Kryesori i tyre është Iliri, rolin e të cilit e luan aktori James Biberaj, i cili tregohet goxha i rreptë si gangster, ashtu sikurse qëndrimi i ministres së Qeverisë së Kosovës ndaj rasteve të shpeshta kur Hollywoodi po i personifikon shqiptarët si të këqij.

“Nuk mendoj domosdoshmërisht që filmi është antishqiptar, por edhe në këtë film sikur në disa tjerë para tij, shqiptarët janë portretizuar përmes bandës e cila vret për të holla”, ka thënë Kusari-Lila, nëpërmjet një mesazhi telefonik nga New Yorku, e cila gjatë qëndrimit në metropolin amerikan, ka pasur rastin të shoh premierën botërore të filmit, “Dead Man Down” nën regji të danezit Niels Arden Oplev.