ARKATANA

Shqiptarët, të parët në përfitimin e ndihmave për kthim vullnetar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Brandenburgun e kanë lëshuar vullnetarisht, duke përfituar nga programet për mbështetje edhe 506 azilkërkues të tjerë. Në këtë numër ka pasur më së shumti shqiptarë, gjegjësisht 143 sish. Në vendin e dytë kanë qenë rusët, me 118 dhe serbët me 81.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, nga landi (republika gjermane) Brandenburg në vendet e tyre janë dëbuar 215 azilkërkues. Sipas informacionit që ka shpërndarë Zyra për të Huaj e këtij landi, në mesin e të dëbuarve janë 90 shtetas serbë, 52 shqiptarë dhe 32 rusë.

Nga ana tjetër, Brandenburgun e kanë lëshuar vullnetarisht, duke përfituar nga programet për mbështetje edhe 506 azilkërkues të tjerë. Në këtë numër ka pasur më së shumti shqiptarë, gjegjësisht 143 sish. Në vendin e dytë kanë qenë rusët, me 118 dhe serbët me 81 të kthyer vullnetarisht.

Mobi Casa

Ndërkaq në këtë statistikë nuk janë përfshirë ata azilkërkues që e kanë lëshuar vendin krye më vete.

Siç merret vesh më tutje, gjatë pesë muajve të deritashëm të vitit, në Brandenburg janë regjistruar 6347 azilkërkues të rinj (në vitin 2015 kanë qenë 4564). Gjithsej, në fund të majit në këtë republikë gjermane jetonin15465 azilkërkues, 7326 refugjatë të mbrojtur mbi bazën e Konventës së Gjenevës për refugjatët dhe 270 azilkërkues me status të njohur. Këtyre numrave u shtohen edhe 5580 refugjatë me detyrim për të lëshuar vendin.

http://www.albinfo.ch/shqiptaret-te-paret-ne-perfitimin-e-ndihmave-per-kthim-vullnetar/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.