Uji Dea

Shqiptarët të ndarë në Medvegjë, me dy lista në zgjedhjet lokale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ata pak shqiptarë në Komunë të Medvegjës zgjedhjet e parakohshme lokale do t’i gjejnë me dy lista zgjedhore.
Ndonëse subjektet politike shqiptare tentuan të arrinin një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 13 shtatorit, të cilën e ndërmjetësoi edhe klubi “Trojet” me seli në Fushë Kosovë, ata do të dalin të ndarë në dy lista.

Pas koalicionit mes Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) edhe Partia Demokratike (PD) ka formuar listën e saj së bashku me grupin qytetarë.

Subjekti më i ri që vepron në Medvegjë, PD, përmes një kumtese ka bërë të njohur se në këto zgjedhje do të marrë pjesë së bashku me grupin qytetarë i cili drejtohet nga Fehmi Beha, ish kryetar i PVD-së në Medvegjë, transmeton Titulli.com.

HW

Unifikimi i spektrit politik shqiptarë dështoi edhe pas disa tentimeve, ndërsa kjo ndarje me dy lista pritet që të mos jap rezultatin e duhur, marrë parasysh numrin në rënie të banorëve shqiptarë në Medvegjë.

Zgjedhjet lokale në këtë komunë u shpallën si rezultat i dështimit të disa herë radhazi të mbajtjes së seancës së 25-të të Kuvendit Komunal, ndërsa për të fundit herë më 14 prill të këtij viti, për shkak të mungesës së kuorumit. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.