RCCOLA

Shqiptarët shijojnë ende emocionet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesja e Zvicrës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt së tetës së finales së Botërorit me përballjen që do ta ketë ndaj Francës, të premten mbrëma.

“Helvetikët” e regjistruan një fitore të rëndësishme ndaj Ekuadorit në ndeshjen e parë të Grupit E, ndërsa një trepikësh tjetër eventual ndaj “Trekolorëve” do të thoshte pothuajse kualifikim për fazën tjetër të këtij evenimenti.

Nëse e shikojmë në letër, ekipi i Didier Deschamps është favorit, por djelmoshat e Ottmar Hitzfeld kanë ditur të tregohen gjithmonë të papërshtatshëm dhe një gjë të tillë do të tentojnë ta bëjnë edhe ndaj Benzemas me shokë.

Franca, ekipi më i fortë i grupit

Te Zvicra, edhe në këtë takim pritet të zbresin në fushë nga minuta e parë tre futbollistë shqiptarë: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, kurse Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi, realizator i golit të parë ndaj ekuadorianëve, do të përfundojnë në bankinë, duke qenë të gatshëm në çdo moment, kur të ketë nevojë trajneri Hitzfeld.

RCCOLA

“Franca është ekipi më i fortë në grup, por ne jemi të qetë, po i shijojmë ende emocionet që na dhuroi ndeshja me Ekuadorin”, deklaroi mesfushori i Napolit, Behrami.

Edhe futbollisti i Bayern Munichut, Shaqiri, e konsideron Francën favorit karshi skuadrave tjera të këtij grupi, por e ka përmendur gjithmonë objektivin primar të Zvicrës, për kalimin e fazës së grupeve.

Në anën tjetër, francezët, të cilët në këtë Botëror nuk mund të llogarisin në lojtarin kryesor, Franck Ribery, do ta kërkojnë po ashtu fitoren e dytë, për ta siguruar kualifikimin.

Skuadra franceze dukej mjaft e fuqishme, kur e mposhti Hondurasin, 3:0. Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten mbrëma, duke filluar nga ora 21:00./zeri/