ARKATANA

Shqiptarët, rekord për numrin e të dëbuarve nga Gjermania

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Më së shumti të dëbuar gjatë vitit 2016 ka pasur shtetas shqiptarë, gjegjësisht 5343 veta. Menjëherë pas tyre vijnë shtetasit e Kosovës, nga të cilët në atdhe janë përcjellë 4338 veta.

Që në fund të shtatorit, numri i të huajve të dëbuar nga Gjermania ka tejkaluar numrin e të dëbuarve të arritur gjatë gjithë vitit 2015. Këtë konstatim e përmban përgjigja që Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) e ka dhënë për mediat të premten.

Bëhet fjalë pra për 21789 të huaj të dëbuar deri në fund të shtatorit, kur kishin mbetur edhe tre muaj deri në fund të vitit, shkruan dpa.de. Kjo shifër është për 1000 persona më e lartë se ajo e realizuar gjatë gjithë vitit 2015.

Hidromorava

Numrin më të madh të të dëbuarve e përbëjnë shtetasit e vendeve ballkanike, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në mesin e tyre më së shumti të dëbuar gjatë periudhës së deritashme të këtij viti ka pasur shtetas shqiptarë, gjegjësisht 5343 veta. Menjëherë pas tyre vijnë shtetasit e Kosovës, nga të cilët në atdhe janë përcjellë 4338 veta.

Numri i madh i ballkanasve të dëbuar shpjegohet me dy shkaqe: Me numrin e madh të atyre që kanë kërkuar azil në Gjermani pa pasur pothuajse fare gjasa për ta fituar atë dhe me lehtësinë e sigurimit të dokumentacionit për kthim të tyre.

http://www.albinfo.ch/shqiptaret-rekord-per-numrin-e-te-debuarve-nga-gjermania/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.