FITORJA

Shqiptarët protestojnë edhe në Cyrih

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Aksioni i largimit të lapidarit për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e regjimit serb nxiti reagime dhe protesta kudo që jetojnë shqiptarët, në vend dhe në botë.

Sot pati një reagim thuajse spontan në Helvetiaplatz të qytetit të Cyrihut, në të cilin ishin mbledhur shumë gra, burra, të rinj, të reja dhe fëmijë të cilët nga njëra anë shprehnin mllefin e tyre karshi sjelljes së regjimit serb ndaj monumenteve dhe vlerave shqiptare dhe nga ana tjetër solidaritetin me kërkesat e shqiptarëve në Preshevë.

Prezenca e shqiptarëve në Helvetiaplatz ishte më e madhe se zakonisht. Ata vinin në grupe të vogla e të mëdha, shprehnin mllefin e tyre, ndiznin qirinj dhe shkonin përsëri.

Fatmir Brajshori, një prej anëtarëve të Këshillit organizativ, pak para përmbylljes së protestës falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje. Ai pastaj u përkujtoi të pranishmëve se mes tyre ishte edhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli të cilin e luti për një fjalë rasti.

ARKATANA

Topalli njoftoi të pranishmit me protestën që po organizonte Lëvizje Vetëvendosje në Prishtinë. Ai kritikoi Qeverinë në Prishtinë dhe Tiranë për mungesën e vullnetit politik për t’i ndihmuar dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve formal të Kosovës dhe Shqipërisë.

Metush Zenuni, pjesëtar i UÇPMB-ës u foli të pranishmëve duke u përkujtuar atyre që në të gjitha luftërat që ishin zhvilluar në vendin tonë shqiptarët e Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit kishin qenë pjesëmarrës ashtu siç kishin marrë pjesë në Luftën e fundit në këto treva gjithashtu shqiptar nga i gjithë vendi.

Si Topalli ashtu edhe Zenuni u angazhuan për ditën në të cilën të gjithë shqiptarët do të jetojnë në një shtet. Mes protestuesve pat edhe të tillë që deklaruan se takimin e tyre protestues do ta vazhdonin edhe ditë e diel. Rreth orës 13.00 me kërkesën e Këshillit Organizativ shqiptarët u largua prej sheshit dhe ia la atë në shërbim përsëri kalimtarëve të rastit./Osman Osmani/tung.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.