Eko Higjiena

“Shqiptarët po e lënë Luginën, Kosova duhet të investojë në atë pjesë”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Jonuz Musliu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës ka thënë se shqiptarët po e lënë Luginën e Preshevës dhe se Kosova duhet të investojë në atë pjesë.

Këto komente Musliu i ka bërë në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit, pas takimit që kanë pasur gjatë ditës zyrtarë nga Lugina e Preshevës me kryeministrin Isa Mustafa.

“Interesimi i Kosovës i inkurajon shqiptarët në Lugine, që ta bëjnë një jetë më ndryshe atje sepse dikush po interesohet për jetën e tyre atje”.

Musliu tha se shumë shqiptarë tashmë e kanë lënë Luginën e Preshevës.

“Një pjesë e madhe e bëjnë për shkak të kushteve ekonomike, por një pjesë e bëjnë për shkak të presionit serb, ngadal po zbrazet edhe Bujanoci krahas Medvegjës”.

“Me ndihëm e Republikës së Kosovës mendoj se ikjet e shqiptarëve do të ishin më të vogla”.

Më tutje Musliu i tregoi kërkesat që kanë pasur për kryeministrin Mustafa.

“Ne i shprehëm kërkesat tona dhe problemet që janë në Luginën e Preshevës si në fushën e arsimit, të kulturës”.

“Kosova deri më tani nuk ka marrë ndonjë iniciativë, që ta ngritë ndonjë gazetë, ndonjë shoqëri kulturo-artistike ndonjë trup teatri”.

“Kryeministri e murr si përgjegjësi që në vitin tjetër të investohet në Luginën e Preshevës”.

Musliu më tutje tha se duhet të zhvillohet reciprocitet me Serbinë.

Mobi Casa

“Kur Serbia investojnë kaq shumë për serbët në Kosovë, pse Qeveria e Kosovës nuk investon për shqiptarët në Luginë”.

“Serbia investon deri në Vrajë, ata nuk investojnë në Luginë”.

“Ideja e tyre është që të shpërngulen shqiptarët, sa më pak të ketë shqiptarë aq më pak do të ketë probleme për ata”.

Si çështje me rëndësi është përmendur edhe puna e studentëve shqiptarë nga Lugina.

“Biseduam edhe për specializimet që kanë bërë studentët tanë, sepse një pjesë e madhe punojnë por ata paguhen shumë pak pasi diplomat e tyre nuk nostrifikohen”.

“Këtë vit është ul kuota për studentët e Luginës së Preshevës”.

“Kështu nuk ndodh edhe me studentët e vendeve tjera të rajonit, ata nuk kanë kuota madje edhe stimulohen me bursa”.

Musliu në Orën e Fundit e ka komentuar edhe ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore.

“Serbia po luan me Kosovën. Një kohë ishte shpërngulja, mandej zhavorri mbi urë dhe tash muri nuk e di si po e duron kjo tokë murin e ndarjes”.

“Kjo është ndarje midis Serbisë dhe Kosovës, vetë muri po e tregon ndarjen”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.