Uji Dea

Shqiptarët po e humbin rastin që ta shkruajnë historinë me laps, e jo më me gjak

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Gani Sadiku – Se e kemi pasur fatin të jemi fqinjë me popuj të zotët dhe të organizuar kjo nuk ka dyshim, por neve shqiptarëve kjo nuk do duhej të na bënte kaq të pazotët, kaq të pa organizuar, kaq të pa dashur për vendin dhe njeriun tonë. Me një fjalë, tërësisht të ç’orientuar dhe të pa organizuar.

Serbia si aleati kryesorë i Rusisë në Ballkan, do të mundohet të jetë lojtari kryesorë për destabilizimin e Ballkanit që t’a pengoj këtë pjesë të Europës të hyjë në BE dhe NATO.

Pas dështimit të tyre në destabilizimin e Malit të Zi, dhe pas hyrjes se këtij të fundit në NATO, pa asnjë dyshim se tytat dhe shigjetat serbo-ruse do të kthehen nga Kosova dhe shqiptarët si një popull i pa organizuar dhe potencialisht i përgatitur vetëm për të ikur dhe për t’iu bashkuar ekstremeve që ndikojnë negativisht në imazhin tonë.

Treguesi më i mirë që pasqyron papjekurinë dhe paaftësinë tonë organizative në kuadër të shtetit, është pamundësia e formimit të institucioneve shtetnore, si në vitin 2014.
Kjo është hapje e një korridori serbo-rus, për të hy pa pengesë në lojën tonë të ndytë, dhe të cilët me ndihmën e ekstremistëve islamik, do na e marrin topin e do të lozin mes vete në fushën tonë, ndërsa ne do të mbesim vetëm si spektatorë, ku perëndimi si arbitër, do të jetë i detyruar të referojë në fushën e lojës, pa marrë parasysh kush janë ekipet dhe kush lojtarët.

Si popull, po tregohemi të dobët atdhetarisht, të papjekur kolektivisht, të paorganizuar politikisht dhe inatgji të mëdhenj individualisht.

Për t’i adaptuar të mbrapshtat shkojmë larg e ma larg, si nga turqit dhe arabët, e të mirat dhe mësimet nuk i marrim as nga fqinjët tanë.

Turpi brina s`ka thotë populli, por a s’është turp kur sheh një Mal të Zi me 600 mijë banorë, 3 herë më i vogël se Kosova, dhe me një popullsi mbi 30% jo Malazeze, çfarë furtunash ka kaluar dhe ka arritur të bëhet pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë.?

Uji Dea

A nuk është turp kur e ke një Maqedoni me mbi 30% shqiptarë që ka aq shumë respekt dhe dakordancë me faktorët ndërkombëtarë jo përhirë të shqiptarëve? Ose kur e sheh një Serbi e cila çdo ditë sjell investitorë arab e turq në vendin e saj, e ne sjellim kulturë traditë ekstremizëm e terrorizëm arab në trojet tona.?

Ne si komb i pa organizuar, e kemi lënë fatin tonë në duart e kriminelëve të dalur nga lufta, të cilët posa u veshën me pushtet, u bënë bashkëpunëtorë të shkëlqyer të boshtit pansllav me seli në Moskë, e të cilët po arrijnë në mënyrë të shkëlqyer ta sh’thurin bërthamën dhe qenien shqiptare.

Këta që janë në pushtet, dhe këta qē pas çdo palë zgjedhjeve, e mbajnë vendin peng të interesave sllave, nuk janë ata që luftuan, por janë sejmenët e sigurimeve të huaja, kryesisht sejmen sllav…!

Shqiptarët shumë po vonohen në histori, dhe çdo lëvizje e ballanseve të forcave në arenën ndërkombëtare, ishin pikërisht shqiptarët viktima e parë që paguante haraçin e këtyre vonesave me njerëz dhe me territore.

Heshtja serbe, nuk do me thënë se Serbia është larguar nga agjenda e ndarjes së Kosovës. Por ajo duhet ta kryej misionin rus diku tjetër në Ballkan për ta justifikuar dështimin saj, në Malin e Zi,.

Kjo është një parapërgatitje e saj për një ofensivë të re diplomatike, dhe ajo e dinë shumë mirë se pas çdo heshtje, i zen shqiptarët në gjumë.! Ne jemi mësuar gjithmonë që të themi është koha e fundit, por unë po them se koha ka kaluar moti, dhe ne jemi të ballafaquar me vetveten për ta shkruar sërish historinë me gjak në vend se ta shkruajmë me laps si çdo popull rreth nesh.