UBT

Shqiptarët paguajnë nga 10 mijë funte për të shkuar në Angli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptarët kanë paguar secili nga dhjetë mijë funte për pilotin David Green, 54-vjeçar dhe bashkëpunëtorin e tij Edward Buckley, 46, të cilët besohet se ishin pjesë e një grupi të zgjeruar trafikantësh anglezë.

Ditë më parë u arrestuan katër shqiptarë të cilët tentuan të shkojnë në Britani nga Franca me avion privat. Gjatë këtij aksioni ishte arrestuar edhe piloti anglez dhe bashkëpunëtorët e tij.

Por, duke hetuar rastin kanë dalë fakte të reja. Shqiptarët kanë paguar secili nga dhjetë mijë funte për pilotin David Green, 54-vjeçar dhe bashkëpunëtorin e tij Edward Buckley, 46, të cilët besohet se ishin pjesë e një grupi të zgjeruar trafikantësh anglezë, raporton “TCH”.

Ngjarja kishte ndodhur të martën, kur ata kishin tentuar të sillnin katër shqiptarë, një burrë, dy gra e një fëmijë nga një aeroport në afërsi të qytetit-port të Francës, Kale, por u kapën nga autoritetet franceze, përcjell albinfo.ch.

HW

Ata kështu kishin organizuar të paktën pesë fluturime që nga muaji prill, ndërkohë që në aeroportin e përdorur ka pasur fluturime të tjera të regjistruara prej tyre.

Emigrantët shqiptarë, pasi u dërguan në spital për kujdes shëndetësor mësohet se janë zhdukur dhe policia është ende duke i kërkuar, si dhe duke hetuar rrugëtimin dhe personat e tjerë që lehtësuan trafikimin e tyre

http://www.albinfo.ch/shqiptaret-paguajne-nga-10-mije-funte-per-te-shkuar-ne-angli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.