Hidromorava

Shqiptarët nuk kanë frikë nga kërcënimet e Serbisë

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, e ka kritikuar qeverinë se nuk po vepron kundër interesave të Serbisë në Kosovë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka theksuar se kjo qeveri dhe kryeministri Mustafa asnjëherë deri më tani nuk ka vënë përballë Serbisë as muskujt e as ligjin.

Hidromorava

Ai ka thënë se përballë Serbisë kërcënuese dhe agresore, udhëheqësit e shtetit të Kosovës po sillen në mënyrë nënshtruese. Selimi ka thënë se Kosova e ka vetëm qeverinë dhe presidentin të dobët dhe të nënshtruar ndaj Serbisë. “Kosova dhe shqiptarët nuk kanë frikë as nga Serbia e as nga kërcënimet e saj”, është shprehur Selimi.

Ai ka bërë thirrje të fillojnë procedurat e formimit të Forcave të Armatosura, pavarësisht prej kundërshtimeve të Serbisë. “Serbia është arsyeja kryesore se përse ne duhet të kemi ushtri të fortë dhe të përgatitur mirë”, ka thënë Selimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.