Shqiptarët, një vit ngecje

Periudha njëvjeçare nga 28 Nëntori i vitit të kaluar deri në këtë 28 Nëntor karakterizohet me zhvillime të shumta në trojet shqiptare, një pjesë e madhe e të cilave kanë pasur ndikime negative në përparimin e shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) dhe në forcimin e pozitës së shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të këtyre dy shteteve.
Ndërsa zhvillimet tjera me të cilat do të mund të krenoheshin shqiptarët do të mbesin nën hijen e ngecjes së Kosovës në procesin e integrimeve evropiane e nën hijen e krizës politike gjashtëmujore në Kosovë si dhe të përplasjeve pushtet-opozitë në Shqipëri e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme ndërmjet partive shqiptare në Maqedoni./zeri/