ARKATANA

Shqiptarët nga Stambolli priten ngrohtësisht në Gjilan e Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një grup i mërgimtarëve tanë nga Stambolli ka qëndruar në Prishtinë e Gjilan derisa ata janë pritur nga zyrtar të Ministrisë së Diasporës dhe nga Qendra e Pavarur për Kulturë e Anamoravës. Fatmir Selimi tha se shqiptarët e Turqisë janë të mirëseardhur në Gjilan dhe se lidhjet miqësore po shtohen çdo ditë e më shumë.

Delegacioni nga Stambolli ishin ftuar nga Ministria e Diasporës. Grupi përbëhej nga kryetarët e Shoqatave të Kosovës në Stamboll si Qamil Bytyqi, drejtor i Qendrës kulturore të Kosovës në Stamboll, Qazim Agushi, kryetar i shoqatës së Kosovarëve, Bujar Gashi, nënkryetar i shoqatës “Vëllazëria shqiptare – turke”, Nazmi Aliçikoglu, kryetar i shoqatës së Pejanëve, Turhan Jashari dhe Shaban Ilhan, përfaqësues të shoqatës së Gjilanit, etj.

Fatmir Selimi nga Qendra e Pavarur për kulturë në Anamoravë tha se ky delegacion ka pasur takime edhe në Shqipëri derisa në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare ata kanë marrë pjesë në promovimin e librit të Sabit Ukajt: “Me shqiptarët e Turqisë“ i përkthyer në gjuhën turke nga Qamil Bytyqi.

ARKATANA

Delegacioni pastaj ka qëndruar edhe në Gjilan ku janë pritur nga Rasim Hajdari dhe AKV “Albafolk“ nga Gjilani.

Në emër të mysafirëve për mikpritjen janë falënderuar Qamil Bytyqi në emër të qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll dhe Bajram Gashi në emër të Shoqatës “Vëllazëria shqiptaro – turke“ nga Stambolli.

Fatmir Selimi tha se kjo vizitë dhe kjo pritje e ofruar tregon se pa përkrahjen e institucioneve, por me dëshirën e individëve me vullnet të mirë mund të bëhen gjëra të mëdha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.