Eko Higjiena

Shqiptarët në vendin e katërt nga numri i refugjatëve në Europë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

​Zyra europiane e statistikave ’Eurostat’ njoftoi se është rritur numri i refugjatëve të regjistruar në Europë. Siç njofton agjensia franceze e lajmeve AFP nga Brukseli, Eurostat bëri të ditur sot se numri i kërkesave për azil në Europë në verën e vitit 2015 është dyfishuar në krahasim me periudhën e pranverës së vitit 2014.
Statistikat tregojnë se shumica e azilkërkuesve janë shtetas të Sirisë dhe Irakut dhe numri i tyre nga muaji Prill deri në Qershor ka qenë 213 200 vetë.

Sipas raportit të Eurostat, Gjermania dhe Hungaria renditen në krye të vendeve që kanë regjistruar refugjatët dhe Gjermania ka regjistruar 108305 kërkesa për azil, ndërsa Hungaria ka regjistruar 108085 kërkesa të tilla.

Eco Higjiena

Pas tyre renditen Suedia me 42500 kërkesa për azil, Italia me 28400 kërkesa, Austria me 27600 kërkesa dhe Franca me 17640 kërkesa për azil.

Rreth 33% e azilkërkuesve janë sirianë dhe pas tyre janë afganët me 14%, irakianët me 11%, shqiptarët me 6% dhe pakistanezët me 5%.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.