FIDANISHTJA

Shqiptarët në vend se të fuqizohen ata po punojnë „njashtu siç i don hasmi“…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sami Arifi – Shqiptarët në vend se të fuqizohen si komb përmes punës së përbashkët, për çështje kombëtare, ata rrënojnë njeni tjetrin duke i bërë hendeqe në radhë të parë shtetit Kosovës, po, edhe mbarë shqiptarisë, prandaj me të drejt i madhi Fishta iu kishte përgjigjur pyetjes që e kishin pyetur, se, si janë shqiptarët? ai ishte përgjigjur „njashtu siç i don hasmi“…

Republika e Kosovës sot po dëmtohet më shumë se kurrë nga brenda se sa nga armiku i jashtëm shekullor Serbia…

Opozita në Kosovë për ta sfiduar Qeverinë e Kosovës po çon ujtë në mullirinë e Serbisë…

UBT

Qeveria e Shqipërisë kinse në emër të modernizimit dhe bashkëpunimit me shtetet fqinje e në veçanti me armikun shekullor Serbinë po dëmton paskajshmërisht shtetin e Kosovës…

Një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duke përfshirë edhe ca pushtetarë në emër të këmbëngulësisë fetare, me tendenca të ekstremizmit, po veprojnë ashtu siç dëshiron Rusia dhe Serbia për shqiptarët, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës sot janë pa asnjë mbrojtje nga qeveritë tona prej shtetit gjenocidial serb, prandaj me të drejt i madhi Gjergj Fishta kur e kishin pyetur si janë shqiptarët thoshte: „Shqiptarët janë të përçarë në mes vehte njashtu siç i donë hasmi“…

Uroj t‘ju kthjellet mendja shqiptarëve, e në radhë të parë parlamentarëve të popullit tonë, ta marrin vehtëvehten për të mirë në mbrojtje të kauzës së madhe kombëtare…atdheu po i thërret për unitet…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.