Fundamenti

Shqiptarët në Serbi janë më të diskriminuarit në Evropë, thotë Bislimi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur se komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës është ndër më të shtypurit në Evropë.

Ai ka thënë se një situatë e tillë kohëve të fundit është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë, meqë nga 1316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vranjës asnjë nuk është shqiptar, shkruan Zeri.info.

“Diskriminimi i minoritetit shqiptar është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë. Nga 1316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vranjës, asnjë nuk është shqiptar, pavarësisht se 30% e popullsisë që merr shërbime shëndetësore është shqiptare”, theksoi ai ndër tjera.

ARKATANA

Përveç kësaj ai tha se serbët nuk lënë asnjë moment pa nxitur urrejtje, pasi disa tifozë zbuluan një pankartë ku shkruhej se “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” gjatë një ndeshjeje miqësore kundër klubit italian “Fiorentina”.

1/3 Crvena Zvezda ultras supporters “Delije” showed a banner citing “When the army will go back to Kosovo” during a friendly game against italian club Fiorentina. pic.twitter.com/jK86uQM2ke

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 27, 2023
E kujtojmë se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq gjatë fjalimit në Bled të Sllovenisë teksa foli për komunitetin shqiptarë atje tha se “ata nuk po i qëllon askush”, e kjo deklaratë nga shumë analistë e politikanë u pa si një mesazh që thotë se “Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.