Uji Dea

Shqiptarët në Mal të Zi po i vuajnë pasojat e keqqeverisjes në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, mungesa e përkrahjes dhe mbrojtjes së shqiptarëve në Mal të Zi dhe Serbi është e ndërlidhur me nivelin e rendit dhe ligjit dhe qeverisjes në vendin tonë.

“Zotësia e jonë vepruese rritet kur ne avancojmë me rend e ligj dhe me nivel të qeverisjes. Ne duhet të bëjmë një herë diçka për neve këtu, që më shumë të zhvillohemi, të krijojmë rend e ligj si duhet dhe kështu mund t’i ndihmojmë edhe shqiptarë kudo që janë. Por gjendjen çfarë e kemi këtu ne vendin tonë kapacitetet vepruese janë të dobëta”, është shprehur Haradinaj, pas një takimi manifestues të shënimit të 13 vjetorit të themelimit të degës së AAK-së në Pejë, e cila zyrtarisht të hënën e emëroi Ali Berishën si kandidat të kësaj partie për kryetar të Pejës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

UBT

Madje, sipas kreut të aleancës, shqiptarët atje jo vetëm që nuk ndihmohen por edhe traumatizohen nga politikat qeverisës në Kosovë.
“Në mënyrën si po e udhëheqim vetveten, jo vetëm që nuk ju ndihmojmë atyre por ata edhe i vuajnë pasojat e keqqeverisjes sonë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

E në ndërkohë, banorët e Martinajt, sikur e kanë kuptuar se Tirana e Prishtina po i lenë vetëm, ata të hënë kanë shprehur vendosmërinë e tyre se do të mbrohen vetë. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.