Shqiptarët në Kllokot pjesë e suksesshme e bashkëqeverisjes

Gjilan – Refik Halili nënkryetar i komunës së Kllokotit për komunitete thotë për rajonipress se Kllokoti është shembull i mirë i qeverisjes dhe model edhe për komunat tjera. Fshatrat shqiptare kanë përfituar mjaft projekte të rëndësishme në këtë qeverisje thotë Halili.
Administrata komunale e Kllokotit ende punon në kushte të rënda dhe në objekt të papërshtatshëm. Por kjo nuk i ka penguar zyrtarët e saj që të jenë të përkushtuar për të investuar në fshatra shqiptare dhe aty ku ka pasur nevojë.
Refik Halili është nënkryetar i komunës së Kllokotit për komunitete. Ai është optimist dhe nuk është penduar për asnjë qastë që ka marrë këtë detyrë qysh në fillim kur të tjerët hezitonin ta bënin një hap të tillë. “Unë jam krenar që jam këtu dhe kam mundësi të lobojë dhe të investojë për fshatrat shqiptare” tha Halili.
Komuna e Kllokotit ka katër fshatra me 5000 banorë dhe ka 18 shqiptarë të punësuar prej tyre ka pesë këshilltarë komunal nga radhët e LDK-së. Me këtë administratë Halili thotë se u dalin në krah banorëve të të gjitha komuniteteve.
Megjithatë Halili është i përkushtuar që në kuadër të qeverisjes dhe buxhetit përfitues të jenë fshatrat shqiptare. Sipas tij tashmë në Mogillë ka pasur disa investime shumë të rëndësishme, ku është shtruar asfalt i ri prej 5 kilometrave vitin e kaluar, kurse këtë vit janë duke u asfaltuar rrugët në fshat .
Kurse në vet Kllokotin Komuna ka mundur ta kryejë tërë ndriçimin publik që është investim i USAID- DEMI në vlerë të 110 mijë eurove. Sivjet gjithashtu po bëhet edhe asfaltimi i të gjitha rrugëve e rrugicave në Kllkot tha Halili.
Gjithashtu edhe në fshatrat serbe Gërqar e Vërbovc janë duke u asfaltuar rrugët lokale. Halili tha se aktualisht në Kllokot kryhen të gjitha shërbimet civile me përjashtim të regjistrimit të automjeteve që bëhen në Viti.
Halili tha se objekti i ri i Komunës së Kllokotit tani në është në finalizim e sipër dhe shumë shpejt pritet të dalin në objekt të ri. Sipas tij tatimi në pronë në këtë komunë është i kënaqshëm , meqë ka një rritje prej 12 % krahasuar me vitin e kaluar.
Halili tha se 100 vjetorin e shtetit shqiptarë të gjithë punëtorët shqiptarë që punojnë në Kllokot e kanë festuar në mënyrë madhështore. “Kjo festë na dha kurajë që të punojmë edhe më shumë” tha Halili./rajonipress/