ARKATANA

Shqiptarët ndër të parët që dëbohen nga Gjermania

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njerëzit nga Ballkani mund të jetojnë në Gjermani vetëm në kuadër të qëndrimit me leje pune. Rregullorja e Ballkanit e mundëson këtë. Shanset për azil janë gati zero. Dëbimet vazhdojnë edhe në muaji shtator.

Nga Gjermania janë dëbuar afër se 11,500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një rritje e vogël kjo krahasuar me një vit më parë. Kjo është përgjigja që qeveria gjermane i dha në gusht kërkesës së bërë nga partia e Majta (AfD) lidhur me dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar nga Gjermania. Dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar do të vazhdojnë edhe në shtator.

Vendet kryesore ku dërgohen të dëbuarit janë Shqipëria, Italia, Serbia, Gjeorgjia dhe Franca. Më së shumti dëbohen shqiptarë, serbë, rusë, gjeorgjianë dhe nigerianë.

Fundamenti

Ndërkohë këtë vit në kufirin gjerman janë kthyer ose nuk iu është lejuar hyrja në Gjermania 6,905 vetëve. Në kuadër të rregulloreve të Dublinit, Gjermania ka kthyer në këtë periudhë 4,215 azilkërkues në vende të tjera të BE-së, sepse aty ata kanë shkelur për herë të parë tokën evropiane.

Në Gjermani ndodhen më shumë se 246 mijë vetë, të cilët duhet të largohen nga vendi. 191,117 prej tyre kanë statusin “duldung” që do të thotë, se për arsye ligjore ose praktike dëbimi nuk kryhet dot.

Ndërkohë këtë vit nga Gjermania u larguan vullnetarisht 6,786 vetë duke shfrytëzuar ndihmën e kthimit. /DW/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.