ARKATANA

Shqiptarët, larg fuqizimit ekonomik

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistë të fushës së ekonomisë dhe specialistë të marrëdhënieve tregtare ankohen se që nga paslufta e deri më sot bashkëpunimet Kosovë-Shqipëri në fushën e tregtisë lënë shumë për të dëshiruar. Ekspertët madje thonë se për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik, për këtë qëllim janë investuar me miliarda euro në infrastrukturën e Kosovës.

Sipas të dhënave të MTI-së, në Kosovë janë 78 biznese të regjistruara në këtë ministri me pronarët nga Shqipëria. Kurse, sa i përket vlerës së investimeve të huaja, gjatë vitit të kaluar, Shqipëria në Kosovë ka investuar mbi 34 milionë euro.

Bankieri Milazim Abazi tha për “Kosova Sot” se marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, fatkeqësisht, janë në nivel shumë të ulët. “Këto marrëdhënie i karakterizon një patriotizëm folklorik dhe një mosbesim i thellë i ndërsjellë, në cilësinë e produkteve që i prodhojnë këto dy shtete”, ka thënë ai.”Mosbesimi më i theksuar në cilësinë e produkteve është te qytetarët e Shqipërisë, andaj edhe eksporti i Kosovës në Shqipëri është disa herë më i ulët sesa anasjelltas”, theksoi Abazi.

Mobi Casa

Efekti i Autostradës nuk u arrit

Drejtori i institutit “Strass”, Ibrahim Rexhepi, tha për “Kosova Sot” se marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri janë në ngritje të vazhdueshme me kapacitetet e tyre ekonomike.”Është më se vërtetë se produktet serbe kanë një vërshim më të madh në Kosovë dhe në Shqipëri, kjo ngase oferta serbe është dukshëm më e madhe, sepse ekonomia e saj është më e avancuar më e zhvilluar dhe është më konkurrente”, tha ai.

Duke folur për çështjen se a e ka dhënë efektin e saj të rritjes së këmbimit tregtar në mes të dyja vendeve nga ndërtimi i Autostradës së Kombit, analisti Rexhepi tha se nëse i analizojmë statistikat ato tregojnë se shkëmbimet tregtare pas ndërtimit të autostradës kanë shënuar rritje, por nuk duhet harruar se përmes po kësaj autostrade në Kosovë kanë hyrë edhe mallrat e tjera nga Mali i Zi dhe gjetiu, përkatësisht se janë futur mallra edhe nga Porti i Tivarit. “Marrë në tërësi efekti i Autostradës ‘Ibrahim Rugova’ nuk është arritur në tërësi siç është synuar dhe është dëshiruar, sepse bëhet fjalë për një investim prej më shumë se 1 miliard euro dhe i njëjti investim nuk mund të ketë dhënë efekte përderisa nuk do të ketë një industri të zhvilluar, sepse edhe të tjerat vende kanë po këto probleme me zhvillimin, varfërinë dhe ofertat që i kanë ato për treg”, theksoi Rexhepi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.