ARKATANA

Shqiptarët kontribuojnë në fitoren e thellë të Baselit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shqiptarët Tician Tushi e Kemal Ademi kanë kontribuar me asistime në fitoren e thellë, 4:0, të Baselit ndaj Zuerichut. Por Zuerichu ka luajtur me ekipin U-21 në këtë ndeshje të zhvilluar të martën mbrëma e që i takonte xhiros së 31-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Lojtarët e ekipit të parë të Zuerichut janë të izoluar për shkak të disa rasteve në këtë skuadër me koronavirus. Fillimisht pozitiv doli Mirlind Kryeziu e më pas edhe lojtarë të tjerë dhe zyrtarë të klubit. Te Zuerichu luajnë edhe Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Toni Domgjoni e Shpëtim Sulejmani.

Të tjerë shqiptarë kanë luajtur për Zuerichun, përkatësisht për ekipin U-21 të këtij klubi të famshëm në Zvicër. Kanë startuar Lavdim Zumberi e Lavdrim Rexhepi. Është aktivizuar edhe Enis Sadiku.

Uji Dea

Te Baseli startuan Taulant Xhaka e Tician Tushi. U aktivizuan edhe Elis Isufi e Kemal Ademi.

Baseli renditet i treti me 55 pikë kurse Zuerichu i gjashti me 42 pikë. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.