United Hospital

Shqiptarët jemi pellazgët

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Poezi nga Atdhe Geci

Shkencëtari e dinte të vërtetën, por kishte
frikë dhe e pyeti shtetin. Shteti i tha; ti i di
rregullat! “Ne s´kemi nevojë të shpikim
stërgjyshër, pasi stërgjysh né nuk kemi“!
Shkencëtari u shtang gjatë,..por e firmosi!

Ajo fjali famëkeqe e studiuesit të nderuar,
qe e mohoi prejardhjen e gjuhës shqipe
nga pellazgjishtja, e cila ka mbërthyer si
gjarpër të vërtetën për origjinën e gjuhës.

Studiues të albanologjisë sot hezitojnë ta
pranojnë prejardhjen e gjuhës sonë nga
pellazgjishtja dhe nga 54 shkronjat e tyre.
Alfabeti pellazg s´është vetëm shkronja,
por është kulturë, krijimtari, art e histori.
Konstatin Kristoforidhi këtë afabet kishte
por, mohues të prejardhjes e të origjinës
përpiqen ta fshehin emrin e tyre në libra
në revista dhe, në „konferenca shkencore“.

E rinitë e pellazgëve çdo ditë pyesin? Pse
stërnipërit tanë shqiptarë se njohin gjuhën
e etërve të tyre, e mohojnë prejardhjen
e vetë, mohojnë identitetin e vetvetes së
tyre, e mohojnë pasurinë e stërgjyshërve
Mohimi i gjuhës sonë nga pseudoautorët
dhe i qytetërimit paleolit shqiptar, shkon
përtej çdo ligësie; dhe tradhti kombëtare.

Kohët e perëndisë janë të pafund. Autorët
tanë duhet të pranonin origjinën pellazge
ndryshe, mohimi i origjinës sonë ndaj vet
prejardhjes, gjërat nuk do të vejnë mbarë.

UBT

Shkencëtari nuk i mori parasysh faktet,
faktet që e çlirojnë shqipen nga misteri
Me pranimin e prejardhjes sonë pellazge
shqiptarët do e kishim tërësinë territoriale
gjuhësore, kulturore e gjithëkombëtare.

Jetojmë gjerësisë së mohuar të atdheut;
gjerësisë së zvogëluar të tokës e të detit,
jetojmë me disa pjesë të diellit të zënë.

Koha s´ resht që ata t´i lëmë të vetmuar
por, mohimi i prejardhje ende gërryen!…
Inteligjencë e gjeografisë së atdheut fol,
pse hesht, pse se ngritë zërin e arsyes,
ku e ke fshehur fuqinë e mendjes sate
s´ka vetëdije më të fuqishme s´e faktet,
se të menduarit tuaj artistik e shkencor,
pranimi i origjinës pellazgo ilire, heshtet
e mohohet. Librat mashtrues të origjinës
rrezikojnë turpshëm origjinën shqiptare.

Kombi ynë sot po rrezikohet nga tanët
nga faktorë të ndryshëm e korruptiv, nga
ndërhyrja e fqinjëve grekë, serbë e tjerë!

Atdhe Geci – Dortmund, 2022

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.