Mobi Casa

Shqiptarët humbën deputetë, por fituan fuqi politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zvogëlimi i numrit të deputetëve shqiptarë në Maqedoni, nga 27 sa ishin në 20, nuk përcakton domosdoshmërisht efikasitetin e politikës shqiptare në qeveri. Kështu kanë deklaruar një ditë pas zgjedhjeve analistët politikë shqiptarë në Maqedoni.

Sipas tyre, pakësimi i deputetëve nga pala shqiptare nuk e ul fuqinë politike, sidomos pasi qeveria e re nuk mund të formohet pa përfaqësuesit shqiptarë. Por pavarësisht kësaj, ata thonë se BDI-ja, e cila pritet të hyjë në qeverisje, nuk do ta ndryshojë sjelljen e saj. Ndërkohë, pas rezultatit të lëvizjes “Besa”, e cila hyri për herë të parë në zgjedhje dhe arriti ta kalojë pragun për në kuvend, analistët në Maqedoni kanë vlerësuar se pala shqiptare këtë herë ka votuar për ndryshime. Kurse, kanë potencuar se numri i vogël i deputetëve ka ardhur kryekëput si pasojë e mosunifikimit të palës shqiptare.

Sulimani: Qeveria e ardhshme nuk formohet pa shqiptarët

Fundamenti

Politologu shqiptar në Maqedoni, Xhenis Sulimani, ka vlerësuar se fakti që shqiptarët kanë më pak deputetë nuk do të thotë se do të ulet fuqia politike e tyre.

“Numri i deputetëve shqiptarë në zgjedhjet e fundit është ulur, por kjo nuk do të thotë se ka humbur fuqia politike e shqiptarëve të Maqedonisë. Në asnjë mënyrë. Këtë e them për shkakun se qeveria e ardhshme e Maqedonisë nuk mund të formohet pa parti shqiptare. Që do të thotë prapë shqiptarët e diktojnë qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar ai në një prononcim për gazetën “Zëri”.

Madje, sipas tij, subjektet shqiptare çdoherë kanë qenë çelësi për ta formuar qeverinë në Maqedoni./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.