Shqiptarët festojnë, serbët plasin nga inati
Shqiptarët e Maqedonisë kanë patur dy arsye të forta për të festuar në orët e vona të ditës së sotme. Kjo pasi që futbollisti shqiptar Agim Ibraimi ishte ai që mposhti Serbinë në ndeshjen që Maqedonia e fitoi në ndeshjen kualifkuese për Botëror.
Në anën tjetër u kumtua lajmi edhe i fitores së Shqipërisë në ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Duke e parë këtë situatë, ku shqiptarët po kremtonin, serbët nga ana tjetër po tentonin të prishinin atmosferën e zjarrtë duke plasur nga inati se si një futbollist shqiptar pothuajse u’a humbi shprest për kualifikim në Botëror. Të pezmatuar nga humbja, huliganët serb kanë provuar që të provokojnë situatën tek sheshi Skënderbeu.
Ndërkohë që nuk ka munguar as kundërpërgjigjja e shqiptarëve, të cilët provokimit u janë përgjigjur duke hedhur shishe të xhamit në drejtim të huliganëve./indeksonline/