Eko Higjiena

Shqiptarët e Zvicrës bëhen me Unionin e tyre Futbollistik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Rreth 22 klube futbollistike shqiptare pritet të bashkohen sonte në mbrëmje në një shoqatë të përbashkët.

Siç merret vesh nga anëtarët e Këshillit Inicues, takimi do të nisë në ora 18.00 në afërsi të kryeqytetit zviceran, Bernës, në Ostermundingen.

Kuvendi themelues njofton se kjo iniciativë do të kurorëzohet sonte me daljen e Unionit të Klubeve Futbollistike Shqiptare në Zvicër, shkurt UKFSHZ.

“Po, sot definitivisht formohet Unioni i Klubeve Futbollistike Shqiptare në Zvicër”, dëshmon përmes telefonit, anëtari i Këshillit Inicues, Arsim Hyseni.

Përmes Unionit, ata synojnë ngritjen e nivelit të futbollistëve shqiptarë. Duan të krijojnë ura lidhëse mes klubeve shqiptare në Zvicër, atyre në vendlindje dhe një bashkëpunim më të avancuar me autoritetet zvicerane të futbollit.

Hidromorava

Merret vesh se me bashkimin e klubeve shqiptare në një Union, klubet shqiptare të futbollit do të organizojnë “Kupen e Unionit”.

Në plan të këtij projekti është poashtu krijimi i përfaqësuese së Unionit e përbëre nga lojtarë më të klubeve shqiptare në Zvicër.

Për këtë takim janë bërë gati të gjitha përgatitjet tregon përfaqësuesi i klubit futbollistik, FC Dardania në Basel, Enver Hajdari. Ai madje ka punuar një ëmblemë e cila nga përfaqësuesit e klubeve ka gjasa të mira të zgjedhet si emblemë e UKFSHZ-së.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë zyrtarë të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përfaqësues të FFSH dhe FFK-së./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.