Shqiptarët e veriut, njerëz të dorës së dytë
Shqiptarët e veriut të Mitrovicës vlerësojnë se janë të diskriminuar dhe se trajtohen me standarde të dyfishta. Ata thonë se nuk mund t’i rindërtojnë shtëpitë në trojet e tyre, nuk kanë ku t’i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe nuk mund të punësohen. Ata e ndiejnë vetëm si njerëz të dorës së dytë.
Shqiptarët e veriut të Mitrovicës kanë kërkuar nga institucionet e shtetit të Kosovës që t’u ndihmojnë për ta normalizuar jetën e tyre. Ata thonë se në pjesën veriore është duke u kryer spastrim etnik dhe se për ta ndaluar këtë të keqe, institucionet e shtetit të Kosovës nuk po bëjnë asgjë, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Ata vlerësojnë se janë të diskriminuar dhe se trajtohen me standarde të dyfishta, se nuk mund t’i rindërtojnë shtëpitë në trojet e tyre, nuk kanë ku t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, nuk mund të kthehen në banesat e veta prej nga janë dëbuar, nuk mund të punësohen, si dhe trajtohen si njerëz të dorës së dytë.
Ata gjithashtu ankohen edhe në delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, si dhe në vetë kryetarin e Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, se çështja e tyre nuk është trajtuar drejt, ndonëse problemet me të cilat përballen ata prej mbarimit të luftës janë shumë të mëdha./zeri/


