Eko Higjiena

Shqiptarët e Preshevës nuk votojnë për presidentin e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Politikanët shqiptarë në Serbi nuk e shohin të arsyeshme daljen në zgjedhjet presidenciale.Ata kërkuan gjatë fushatës që të negociojnë votën e tyre me kandidatët për president, por në këtë pjesë fushata duket sikur nuk ka ekzistuar.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani thotë se të drejtat e shqiptarëve kanë ngelur kryesisht në letër.

“Nuk kemi ndonjë arsye për të përkrahur kandidatët që garojnë në zgjedhjet presidenciale, sepse nuk kemi ndonjë ofertë të paraqitur nga ata. Madje në trevat tona nuk është bërë aspak fushatë. Këtu nënkuptojmë se nuk jemi të barabartë dhe nuk trajtohemi si qytetarë të Republikës së Serbisë, pavarësisht problemeve të shumta me të cilat ballafaqohemi ne shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha Ardita Sinani, kryetare e Preshevës.

Hidromorava

Belgzim Kamberi, drejtues i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, thotë se shqiptarët në Serbi janë pjesë e proceseve rajonale dhe të drejtat e tyre mund të realizohen.

“Mendoj se dy çështje kryesore paraprake, që duhet t’i ketë çdo kandidat për president të Serbisë, janë pasja e një ideje dhe platforme konkrete për Luginën e Preshevës dhe njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Belgzim Kamberi, Këshilli për të Drejtat e Njeriut, Preshevë./topchannel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.