Fundamenti

Shqiptarët e Luginës të regjistrohen nën monitorimin e Ndërkombëtarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Refik Hasani – Kanë kaluar mbi katër vjet që nga koha e regjistrimit civilë të pasurisë dhe banesave që Republika e Serbisë, publikon të dhëna zyrtare se në Komunën e Preshevës jetojnë 416 shqiptarë, Bujanoc 244, kurse në Medvegjë me më pak se një qind pjesëtar të nacionalitet shqiptarë.

Prandaj regjistrimi duhet të bëhet, por nëse plotësohen disa parakushte, nëse respektohet rregullat strikte të BE-së dhe monitorohen që nga fillimi që nga formularët edhe në gjuhë shqipe duke patur një transparencë e përfaqësim deri në përpunimin dhe publikimin zyrtar të të dhënave për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Ne shqiptarët nga këto tri komuna në vitin 2011 në mënyrë unike nuk ju përgjigjëm ftesës të institucioneve të Serbisë që të dalim në regjistrim.

KKVITI

Ne shqiptarët nga këto tri komuna ishte e dëmshme që të pranojmë të marrin pjesë në regjistrimin e vitit 2011 të popullsisë, pasurisë dhe banesave kur ende Beogradi nuk ka bërë asgjë në të mirë të neve shqiptarëve për plotësimin e të drejtave të njeriut dhe atij kolektivë. Ne shqiptarët më shumë se çdo popullatë kemi nevojë të regjistrohemi, por me kusht, që:
– Të bëhet regjistrimi pasi të plotësohen disa parakushte dhe i mbikëqyrur nga administrues, kontrollues dhe minitorues në bazë të popullatës.
– Regjistrues, kontrollues, këshillues, inspektor të jen shqiptarë, ndërkombëtarë dhe Serbë,
– Përpunimi i të dhënave finalë para se të publikohen të jenë të nënshkruar nga tri palët.
– Formularët e regjistrimit të jenë edhe gjuhën shqipe,
– Që çdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptarë të bartet si e dhënë e saktë dhe të publikohet,
– Shifrat të sakta dhe një statistikë e përpiktë e numrit të banorëve shqiptarë në këto tri Komuna dhe të paraqes pasurin e tyre,
– Të regjistrohet të gjithë shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe nga qytete tjera.

Nëse vërtet është marrë një vendim të bëhet regjistrimi, BE-ja, të monitoroj tërë procesin në tërë shtrirjen gjeografike që përbënë këtë Krahinë dhe që Serbia të mos ketë mundësi të zvogëloj numrin e banorëve shqiptarë në këto tri Komuna, pasi ka plane për ta paraqitur numrin më të vogël.

Regjistrimi është kërkesë, nevojë dhe domosdoshmëri që të regjistrohemi dhe të dihet numri, strukturave e banorëve të këtij Rajoni apo kësaj Krahine, pasurit dhe pronat.