Mobi Casa

Shqiptarët e Luginës të regjistrohen nën monitorimin e Ndërkombëtarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Refik Hasani – Ne shqiptarët nga këto tri komuna në vitin 2011 në mënyrë unike nuk ju përgjigjëm ftesës së institucioneve të Serbisë që të dalim në regjistrim .Është kërkesë imediate që të mbajmë regjistrimin e popullatës sivjet në vjeshtë pas një periudhe përgatitore dhe të plotësohet disa parakushte nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, për arsyen e vetme se nuk ishin kushtet e favorshme në vitin 2011 dhe nuk ishin plotësuar as edhe kushtet elementare për ne si shqiptarë etnikë në këtë pjesë të Serbisë.

Ishin më shumë arsye për mos pjesëmarrje në regjistrim pasi nuk ka patur kurrfarë para-përgatitje për ne Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Qeveria e Serbisë sillet me avazin e vjetër pasi na ka injoruar, selektuar aplikuesit shqiptarë për regjistrim të popullsisë.

UBT

Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për nga shtrirja gjeografike e përbëjnë një Krahinë që ka mbetur ende padrejtësisht nënë Administrimin e Serbisë, prandaj kërkohet që ky regjistrim të mbahet sivjet në vjeshtë.

Të bëhet regjistrimi sivjet pasi të plotësohen disa parakushte dhe i mbikëqyrur nga Administrues, kontrollues dhe monitorues
– Regjistrues të jen shqiptarë, ndërkombëtarë dhe Serbë,
– Përpunimi i të dhënave finalë para se të publikohen të jenë të nënshkruar nga tri palët.
– Formularët e regjistrimit të jenë edhe gjuhën shqipe,
– Që çdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptarë të bartet si e dhënë e saktë dhe të publikohet.
– Shqiptarët të lindur nga kjo krahinë kudo që janë , banojnë e veprojnë përkohësisht duke përfshi edhe nëpër shtete të botës t’u njihet e drejta e regjistrimit pa kurrfarë kufizimi.
– Të regjistrohet të gjithë shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në Komunat Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, por edhe nga qytete tjera si nga Nishi, Beogradi, Leskoci, Vranja Kurshumlia dhe që janë vendosur përkohësisht në Kosovë, Maqedoni dhe vende tjera