Fundamenti

Shqiptarët e Luginës presin zgjidhje nga procesi i negociatave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Para dy ditësh kreu i shtetit Hashim Thaçi ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa pasur korrigjim të kufijve në mes të dyja shteteve. Por njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ky propozim i presidentit të Republikës përpos që është i rrezikshëm, e ka ndarë edhe skenën politike brenda vendit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Teksa ka folur rreth paralajmërimit të Thaçit për bashkëngjitje të Luginës me Kosovën, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se Kosova Lindore e mirëpret një deklaratë të tillë.

“Në vazhdimësi kemi përshëndetur cilëndo deklaratë nga zyrtarët e Kosovës kur Lugina e Preshevës trajtohet si çështje, e cila kërkon zgjidhje të drejtë. Në këtë kontekst deklarata e presidentit mirëpritet në Luginë të Preshevës, ku dialogu i Kosovës me Serbinë konsiderohet si mundësi e jashtëzakonshme, por edhe e fundit për të gjetur zgjidhje për çështjen e shqiptarëve në këtë rajon”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Uji Dea

Kamberi më tej ka thënë se ekzistojnë dy opsione, prej të cilave shqiptarët e Luginës së Preshevës presin zgjidhje.

“Praktikisht janë dy mundësitë që i presim. Nëse Kosova vendos të ecë në linjën e korrigjimit të kufijve ne presim që Lugina e Preshevës, si tërësi, të bashkohet me Kosovën. Në të kundërtën, Lugina e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon duhet trajtuar sipas parimit ndërkombëtarisht të njohur të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka nënvizuar i pari i Komunës së Bujanocit./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.