Fundamenti

Shqiptarët e Luginës në biseda informative

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës shprehin shqetësimin e tyre për ftesat e policisë serbe që po u bëjnë qytetarëve shqiptarë për “biseda informative

Deputetët shqiptarë dhe PVD-ja, duke shprehur shqetësimet e tyre për këto ftesa në biseda informative për shqiptarët nga inspektorë të Ministrisë Brendshme Serbe kanë pohuar “se këto metoda të cilat ishin në kohën e Milosevicit tash janë aktualizuar edhe në Luginën e Preshevës”.

“Keqpërdorimet që po i bëjnë inspektorët e MPB-së, duke i ftuar qetarët në biseda informative përmes telefonit dhe në takime që duhet të mbahen nëpër hotele apo ambiente private, paraqet jo vetëm shkelje të dispozitave të Kodit të procedurës penale, por edhe fushatë të frikësimit me metoda të mirënjohura të policisë politike ndaj shqiptarëve…”, theksojnë dëshmitarë të këtyre rasteve, transmeton “Presheva Jonë”.

Fundamenti

Mënyra e thirrjes së qytetarëve në “biseda informative” është rregulluar me nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, dhe çfarëdo thirrje në formë tjetër jashtë kësaj dispozite paraqet shkelje flagrante nga ana e inspektorëve të MPB-së, thuhet në reagimin e partisë së deputetëve shqiptarë.

Për këtë fushatë të “bisedave informative”, që bie ndesh me liget e serbe dhe ndërkombëtare, që ka shkaktuar panik dhe frikësim ndër qytetarët shqiptarë, deputetë shqiptar dhe PVD do të njoftojnë institucionet ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.