UBT

Shqiptarët e kanë një “Allahmore” se janë que peshë

/ 2 minuta lexim

Nga Gani Sadiku – Si mundë të mbahet shteti kur, bota po na vlerëson si vendi më i korruptuar në Europë e më gjerë.,? Si mbahet shteti kur ne nuk kemi vetëdije shtetërore, ndërsa vetëdija kombëtare po tretet në sfondin e luftës së ekzistencës? Si mbahet vendi e shteti kur askush nuk mendon për tjetrin dhe “secili” zhvatë për veti.?

Si mbahet shteti kur “vjedhin të gjithë”,? Kur për xhepat e vet punojnë “mjeku”, “profesori”, “akademiku”, “drejtori”, “arsimtari” “kleriku”, “nëpunësi” “gjykatësi”.

Populli dhe perëndimorët siç duket gabuan kur ua dhanë shqiptarëve frejt e udhëheqjes së vendit.

Ne po e shohim se politika dhe politikanët pa ideal e pa dije, po e zhysin vendin gjithnjë e më thellë në korrupsion, krim, në mjerim, dhe pa kthyeshëm po e tërheqin në rrugën e pa krye, në rrugën e gabuar.

Duke e pa rrjedhën e ngjarjeve, qytetarët duhet të fillojnë që t’i luftojnë vet dukuritë negative në shoqëri, nëse e duan këtë vend e këtë popull.

Udhëheqësit tanë kanë dëshmuar se nëse ne ua mundësojmë hajninë, ata kurrë nuk do të ngopen duke vjedhur.

Mobi Casa

Nëse ne bëhemi servil ndaj tyre, ata kurrë nuk do të largohen nga pushteti.

Nëse ne i akceptojmë sjelljet e tyre, ata kurrë nuk dot na konsiderojnë të vlefshëm.

Nëse ne duartrokasim fjalët boshe të tyre, ata kurrë nuk do na e shikojnë fytyrën, por duart.

Nëse neve na duket e mirë politika e tyre, ata kurrë nuk do të mësohen të udhëheqin me ne.
Andaj nëse ne rrimë shtrirë, këta do na shkelin.
Nëse ne shkojmë zvarrë, këta do të na shtyjnë.

Ndërsa, nëse ne ngrihemi në këmbë, dikush do na ndihmojë që t’i mposhtim.

Nuk ka vend më mirë që i përshtatet thënies së një mbreti kur i kishte porositur klerikët: “Nëse ne duam të qëndrojmë sa më gjatë në pushtet, ju kujdesuni ta mbani popullin injorant, ndërsa unë po kujdesem ta mbajë të varfër.”/rajonipress/