ARKATANA

Shqiptarët e Hungarisë

/ 3 minuta lexim
HW

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Për nderë të shqiptarëve , o, të Hungarisë ,
Për gjuhën e t’ parëve , o, të shqiptarisë ,
Që e ruajtën me besë për plot 300 vjet – e,
Do t’ iu këndoj me zemër e me shumë lezet – e !
Gjuhën shqipe t’ nënës , pastër kush e flet – e ,
Ajo është e ëmbël , mu porsi sherbet – e !

Në mjedis të shtetit , o , të Hungarisë ,
Atje janë dy fshatra , o , të shqiptarisë –
Njëri thirret Nikincë , tjetri Hitkovicë ,
E kanë ruajtur gjuhën , o ,të shenjtërisë !
Bukës i thonë bukë , e kripës i thonë krip – e ,
Qe 300 vjet , ata , flasin vetëm shqip – e !

Për shumë emigrime shqiptare n’ mes nesh – e ,
Në kohë të mesjetës është shkruar shumë shpesh – e !
Gjatë Perandorisë Osmane në Turqi – e ,
N’ Ukrainë , Itali , kryesisht n’ Greqi – e !…
Me qindra shqiptarë , atje kishin shkuar –
Nëpër Hungari – e , kishin emigruar !

Gjatë 1690, prej këtij veni ,
Kryepeshkopi i Patriarkanës së Pejës – Arseni ,
Ishte nis nga Peja me mijëra familje –
Më të shumtat serbe, morën emigrime !…
Në mes tyre kishte shumë shqiptarë nga ky vend ,
Që kryesisht ishin nga fisi Kelmend !

Për këtë do shkruante edhe Mid’hat Frashëri –
Për çdo pëllëmbë të tokës ku frymon shqiptari !
Më 1912 dhe 1913 –
Vizitonte trojet , ku shqiptarët bënin jetë !
Vite , kur vizitonte trojet shqiptare –
N’ veçanti Dukagjinin – krahinë përparimtare !

Eco Higjiena

Ai , vëren se ata që kishin emigruar –
N’ shekullin e 17 – të , gjuhën nuk e kishin harruar !
Ata edhe n’ fillim t’ shekullit t’ 20-të ,
N’ dy fshatrat n’ gjuhë shqipe, flisnin me lezet –e !
Gjë ma t’ ëmbël s’ kishte n’ gjitha ato ana –
Se kur flisnin gjuhën që ua mësoi nëna !

Shqiptarët e larguar “shkuan në Hungari ,
Qeveria e Austrisë u fali toka çdo familjari
Dhe formuan që të gjithë katunde të reja –
T’ gjithë jetonin nga sevdaja , gëzimi dhe hareja !
Sot këto dy katunde midis Hungarisë –
N’ gjuhën shqipe flasin Nikincë e Hitkovicë !…

Patriku Arseni , fort ishte shtrënguar –
Në këtë eksod s’ bashku me ta për të shkuar !
Nga se n’ luftën austro – turke të atëhershme ,
I kishte premtuar Austrisë ndihmë të ndershme !
Prej serbëve dhe shqiptarëve , ndihmë që nuk e dha dot ,
Se shqiptarët nuk e dëgjonin dhe premtimi i shkoi kot !

Thjeshtë s’ kishin dëshirë për të luftuar fare –
Për Austrinë kjo luftë nuk doli fitimtare !
Patriku Arsen me një pjesë shokë t’ besimit –
Morën botën n’ sy në udhën e mërgimit ! “
Shqiptarëve t’ Hungarisë , shpirti iu pastë rahmet –
Ruajtën gjuhën shqipe rrafsh për 300 vjet !

Gjilan, më 18.07.2020 v.

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.