ARKATANA

Shqiptarët e Hamiltonit – të parët në Kanadë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Hamiltoni asht nji qytet mesatar në provincën Ontario të Kanadës. Ai gjendet në pjesën jugore të kësaj province jo shumë larg kufinit të SHBA-së. Aty dhe në rrethinën e tij jeton nji numër bukur i madh i shqiptarëve.

Deri kah viti 2010 nuk kishte kurrfarë gjallnie apo organizimi të shqiptarëve. Në këtë vit me nismën e disa entuziastëve u formue Vëllaznia shqiptare e këtij qyteti. Prej këtij viti u banë punë të mëdha në këtë qytet. Në kuadër të vëllaznisë vepron grupi i valleve “Flutura” i cili deri më tashti ka dhanë sa e sa shfaqje ndërsa në këtë javë shkon në Floridë ku do të paraqitet në festivalin shqiptar. Me mjaft sukses vepron edhe grupi futbollist “Dardania” i cili ban gara me ekipet e rangut të vet në rajonin e qytetit. Këta veprojnë dy klasë të shkollës shqipe. Takimi dhe bashkëpunimi me ambasadat shqiptare asht i rregullt dhe mjaft i frytshëm.

Herë mbas here kemi mbledhje, takime, promovime librash, etj. Së fundi më 31.3.2019 u përurue solemnisht shtëpia shqiptare në këtë qytet e përmbame prej disa qindra metrave katrorë. Në këtë takim ishin të pranishëm nji varg mysafirësh të ftuem, në mes të tjerave qenë ambasadori dhe konzulli i Kosovës në Toronto, kryesia shqiptare e Torontos, nënkryetari i “Vatrës” nga Toronto, kryesia vëllaznisë “Liria” nga Londoni (Ontario) hoxha i Torontos, etj. Solemnitetin e hapi kryetari i vëllaznisë së këtushme z. Refki Sertolli i cili paraqiti nji raport të thukët për punën dhe veprimtarinë e vëllaznisë shkurtimisht prej themelimit e deri më tashti. Pranë tij gjithnji ishte veprimtari i shquem i kësaj vëllaznie dhe kryetari i përparshëm z. Shani Pnishi. Mbas fjalës së kryetarit fjalën e morën ambasadori dhe konzulli i Kosovës, ky i fundit dorëzoi disa dhurata. Në fund të fundit për të pranishmit u dha nji drekë e pëgatitun dhe e gatueme nëpër shtëpitë e anëtarëve.

KKVITI

Shqiptarët e Hamiltonit janë të parët në Ontario që kanë vatrën e tyre e ndoshta edhe në mbarë Kanadën. Për nji dihet e sigurtë se shqiptarët e këtushëm janë më entuziastët dhe ma të vullnetshmit në mbarë Kanadën.

Qamil. S. Dardhankodra
Toronto, Kanadë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.