FITORJA

Shqiptarët dhe serbët (ende) lakmojnë pasaportën zvicerane

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në kohën e rënies së interesimit për shtetësi zvicerane, shtimin më të madh 57%, e kanë shënuar shtetasit e Kosovës.

Vitin që shkoi, ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të kërkesave për marrjen e shtetësisë zvicerane. 26102 veta, sipas Entit Federal për Migracion (BFM) kanë kërkuar gjatë vitit 2011 të natyralizohen, që krahasuar me vitin rekord, atë 2008, kur këtë e kishin bërë 34965, paraqet një rënie të madhe.

Me gjithë këtë rënie, numri i tyre ende nuk ka rënë në nivelet e ulëta që kishte në fund të viteve 1990, kur bëheshin rreth 20.000 kërkesa të tilla.

Ndonëse më së shumti nga të huajt gjatë vitit 2011 janë natyralizuar shtetasit e Serbisë, gjithsej 4353, ky numër është për 36% më i vogël se ai i vitit të kaluar. Pas serbëve vijnë me radhë italianët me 4255 dhe gjermanët me 3686 natyralizime të reja.

Fundamenti

Ndërsa shtimin më të madh të natyralizimeve krahasuar me vitin e kaluar, plot 57% ose gjithsej 2522 veta, e kanë shënuar shtetasit e Kosovës.

Rënien më të madhe e kanë pësuar kërkesat për natyralizimin e rregullt. Sipas BFM-së, rënia ka të bëjë kryesisht me kriteret e ashpërsuara, siç është për shembull kriteri për njohjen e gjuhës. Nga ana tjetër, kërkesat për natyralizim të lehtësuar sikur ato për partnerët martesorë të shtetas/eve zviceranë/e nuk janë pakësuar.

Me gjithë faktin se kërkesat e regjistruara gjatë vitit 2011 kanë qenë të vogla, shtetësinë gjatë po atij viti e kanë fituar një numër më i madh të huajsh, gjegjësisht 37893 persona.

Duhet kuptuar se në këtë shifër hyjnë edhe ata të cilët kërkesën e kanë bërë viteve të kaluara dhe u është dashur të presin përfundimin e procedurës, e cila nganjëherë zgjatë edhe nga 2 e më shumë vite. Dhe, ky numër është për 6 për qind më i vogël se një vit më parë, kur shtetësia zvicerane u ishte dhënë 40 mijë të huajve.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.