UBT

Shqiptarët dhe romët, me numrin më të madh të azilkërkuesve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Shkalla e lartë e papunësisë shtyn para së gjithash romët dhe shqiptarët etnikë që të shkojnë në vendet e BE-së për të gjetur punë dhe për të shfrytëzuar shërbimet sociale”.

Të dhënat më të reja nga raporti mbi azilin, i përpiluar nga Zyra për Azil në BE tregojnë se numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor gjatë vitit 2013 ka qenë dukshëm më i lartë se ai i atyre nga Siria. Kjo edhe përkundër faktit se ballkanasit kanë fare pak ose aspak gjasa për të fituar azilin.

72.840 qytetarë nga shtetet e Ballkanit, kryesisht nga Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Kosova është vendi i vetëm nga ky regjion që nuk është liruar nga regjimi i vizave.

Fluksi i tillë i azilkërkuese paraqet ngarkesë para së gjithash për shtetet e vogla të BE-së thuhet në raport. Azilkërkuesit nga këto vende shkaktojnë ngarkesë të madhe në punën e autoriteteve përkatëse dhe nga ana tjetër “është fare evidente se kërkesa e tyre për azil është e pabazë”.

Mobi Casa

Më tutje në raport thuhet se vetëm 3.8% e kërkesave për azil nga vendet e ish Jugosllavisë marrin përgjigje pozitive. Ndërsa në Gjermani kjo përqindje është edhe më e vogël, sidomos për faktin se ky vend ka shpallur me ligj si vende të sigurta shtetet e Ballkanit. Kjo mundëson përpunimin e shpejtë të lëndëve dhe përgjigjen pothuaj secilën herë negative.

Sipas autoriteteve evropiane të azilit, motivi kryesor për kërkim azili nga popullata e këtyre vendeve është varfëria “Shkalla e lartë e papunësisë shtyn para së gjithash romët dhe shqiptarët etnikë që të përpiqen të shkojnë në vendet e BE-së për të gjetur punë dhe për të shfrytëzuar shërbimet sociale të atjeshme. Në rate të veçuara këta persona kërkojnë mbrojtje nga kërcënimet e gjakmarrjes”, shkruan nachrichten.at. Valët e migracionit janë veçanërisht masive para fillimit të dimrit.

Gjatë vitit 2013 në vendet e Bashkimit Evropian kanë kërkuar azil 435 mijë persona. Pas shtetasve të vendeve ballkanike (me 72.840 kërkesa), vijnë në radhë sirianët me më shumë se 50 mijë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.