Fundamenti

Shqiptarët bëhen boshnjakë për t’u pranuar në Mjekësi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Përfaqësues të minoritetit boshnjak po akuzojnë Universitetin e Prishtinës për dallavere të mëdha rreth regjistrimit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, në këtë vit akademik.

Ata pohojnë se përmes falsifikimit të dokumenteve, vendet e rezervuara për komunitetin boshnjak në Mjekësi janë zënë me studentë shqiptarë, kurse boshnjakët kanë mbetur pa u regjistruar.

United Hospital

Xhezair Murati, nga partia boshnjake “Vakat”, ka thënë për “Kohën Ditore” se tashmë është e njohur që për shumicën e fakulteteve të universitetit publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me vendim të organeve kompetente ekzistojnë vende të rezervuara për studentët pjesëtarë të bashkësive pakicë, të cilët jetojnë në Kosovë, e ku bën pjesë edhe bashkësia boshnjake.

Por, sipas tij, “me rastin e regjistrimit të studentëve në vitin e ri akademik 2014/15 është bërë shkelje flagrante e të drejtave të njeriut nga udhëheqjet e fakulteteve, por edhe nga Rektorati i Universitetit, pasi që në vendet e rezervuara për kandidatët e bashkësisë boshnjake janë pranuar kandidatët e bashkësisë shumicë, asaj shqiptare”. /koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.