ARKATANA

Shqiptarët arrijnë marrëveshje në Bujanoc, reagon Gent Cakaj e quan superlajm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka reaguar pasi përfaqësuesit politikë në Luginën e Preshevës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Bujanoc duke e quajtur si superlajm.

Cakaj përmes Facebook-ut ka shkruar se kjo marrëveshje është e arritura më domethënëse pasi shqiptarët do të qeverisin të vetëm në Bujanoc dhe nuk do të varen nga askush, raporton Gazeta Express.

“Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc. Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Cakaj ka falënderuar përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës për fjalën e mbajtur që i kanë dhënë gjatë mbledhjes në Tiranë lidhur me këtë marrëveshje.

“Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës”, ka thënë Cakaj. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.