Shqiptarët apo Messi?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pasi kanë arritur deri tani të shkëlqejnë në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror, futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Përfaqësuesja e Zvicrës kanë një duel tejet të vështirë para vetes. Xherdani me shokë do ta sfidojnë katër herë futbollistin më të mirë të botës, Lionel Messin dhe Argjentinën e tij, e cila është jo vetëm në këtë ndeshje favorite, por në përgjithësi për ta fituar Kupën e Botës.

Sulmuesi shqiptar i ‘helvetikëve’, Admir Mehmedi, ka thënë se është i vetëdijshëm që përballë do ta kenë një kombëtare të madhe dhe të fuqishme si Argjentina, por ai së bashku me shokët e ekipit do të mundohen ta bëjnë më të mirën që t’i befasojë argjentinasit.

Uji Dea

“Është një ndeshje e veçantë, sepse për herë të parë që nga Botërori 2006 do të luajmë në 1/8-ten dhe për më tepër kundër një vendi të madh siç është Argjentina, që është edhe një prej favoritëve. Zvicra gjithsesi është krenare për ne, por nëse do të bënim surprizën, atëherë një entuziazëm i madh do të shpërthente në vendin tonë, ndoshta edhe në të gjithë botën”, ka thënë Mehmedi, në konferencën për media para sfidës me Argjentinën…(Tribuna – Arena).