UBT

Shqiptarë mendoni, gjykoni dhe veproni si shqiptarë!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Shefik Sadiku – Unë nuk e di kush ka të drejtë e cili e ka gabim, por e di se kur dy kryeministrat shqiptarë nuk takohen mes vete për çështje politike nuk e kanë mirë. Momentet politike që janë momente historike për një pjesë apo për gjithë kombin, janë dhe bëhen momente vendimtare kombëtare.

Fyerja më e rëndë dhe më e dëmshme për kombin është mos gatishmëria e liderëve të të dyja anëve të kufirit ndarës për t’u takuar si vëllai me vëllanë.
Edhe çka i duhet këtij kombi që liderët e tij të jenë të bashkuar?

Shqiptarë të andej dhe këtej Drinit ngriteni zërin dhe gjykojini teket dhe kryeneçësitë e liderëve tanë duke ua bërë fare të qartë se s’mundt të jetë njëri krejt djalli e tjetri krejt engjëlli.

Mobi Casa

Shqiptarë të të dyja shteteve tona bëjauni të qartë liderëve tanë se kombi dhe shqiptaria mund të qëndrojnë vertikalisht, si shumë herë në momente vendimtare, edhe pa teket dhe mëritë personale të liderëve tanë aktualë.

Shqiptarë të të gjitha tokave shqiptare bëjauni të qartë liderëve aktualë se askush s’ka të drejtë dhe askush s’ka tagër të lujë me fatin e kombit.

Asnjë shqiptar nuk ka të drejtë dhe askujt nuk i lejohet të bëjë thirrje për përçarje kombëtare duke bojkotuar të mirat materiale dhe bukuritë natyrore që Zoti i ka krijuar në gjeografinë tonë. Mallkuar nga Zoti dhe njeriu qofshin zërat thirrës për përçarje, bekuar qoftë mendja dhe goja e kujt do qoftë që thirret për unitetin tonë kombëtar.