RCCOLA

Shqiprim Arifi, paralajmëron dorëheqjen nga udhëheqja e APN-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shqiprim Arifi, përmes një njoftimi në Facebook shprehet se më nuk dë jetë më kandidatë për kryetar në zgjedhjet partiake të “ALTERNATIVA për Ndryshim”.

Postimi i tij në Facebook:

Të dashur vëllezër dhe motra,

Sapo përfundoi mbledhja e gjithë strukturës së ALTERNATIVËS, me kryetarët e nëndegave, kryesinë e përgjithshme dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal.

I njoftova të gjithë zyrtarisht se pas vendimit të para dy javëve, për t’i shpallur zgjedhjet e brendshme në parti, me të cilën përfundon edhe mandati im i dytë, me plot dëshirë dhe vullnet për të respektuar statutin e partisë (i cili e kufizon mandatin për kryetar të partisë në maksimum 2 mandate) NUK do të kandidojë më për postin e kryetarit të partisë.

Ka qenë një rrugëtim i paprecedent në jetën time. Një histori e suksesit, pasi sot, ALTERNATIVA për Ndryshim është partia më e fuqishme në Luginë të Preshevës.

Uji Dea

ALTERNATIVA është afirmuar në të gjitha trojet shqiptare, fituese e të gjitha zgjedhjeve në 8 vitet e fundit, një parti e të rinjëve dhe të rejave, një parti që filloi projektet më vitale në qytetin e Preshevës, që ka punësuar mbi 500 qytetarë në 8 viteve të fundit dhe një parti që ka sjellë shumë DASHURI për çdo shqiptar në Preshevë dhe në gjithë trojet anembanë.

Nga zemra dua të falënderoj të gjithë strukturën e gjerë, duke filluar nga votuesit, mbështetësit, aktivistët, nëndegët, këshilltarët e gjitha Kuvendeve, Kryesinë e Përgjithshme dhe çdo dashamirë të rrugëtimit të përbashkët për NDRYSHIM.

Veçanërisht, dua të falënderoj përzemërsisht familjen time, e cila ka treguar durim të madh si dhe ka qenë mbështetja ime më e fortë në rrugëtimin tim politik.

Dua të falënderoj edhe partitë e tjera politike, të cilat na kanë mundësuar duke kontribuar me nivelin e tyre të ulët, që votuesit të bëjnë dallimin mes neve dhe atyre, nga politikat e interesave personale të partive të vjetra, në politikë të ndershme dhe pa interesa personale të ALTERNATIVËS.

Shumë dashuri dhe respekt pafund për të gjithë, edhe për ata që na kanë urryer dhe që na kanë luftuar padrejtë, madje edhe duke shpifur në forma të ndryshme. Sepse, pa ju nuk do të ishte ALTERNATIVA, kjo që është sot!.
I juaji,
Shqiprimi