Uji Dea

Shqiprim Arifi nesër vjen në Prishtinë, denoncon një aferë korruptive në Prokurorinë Speciale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi do të dorëzojë nesër kallëzim penal kundër Këshillit Kombëtar Shqiptar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Arifi ka thënë se kallëzimi penal ndërlidhet me dyshimet për zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve të Kosovës përmes një fondi të Qeverisë së Kosovës për Luginën.

Kallëzimi penal do të dorëzohet të martën në orën 14:00.

Siç ka raportuar Paparaci para rreth dy muajsh, dy njerëz të afërt me Ardita Sinanin, ish-kryetaren e Komunës së Preshevës dhe këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, kanë përfituar direkt nga fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën.

Njoftimi i plotë i Shqiprim Arifit:

Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

Hidromorava

Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës.

Faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt

Shqiprim Arifi

Kryetar i Komunës së Preshevës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.