FIDANISHTJA

“Shqiponjat” e Bujanocit të përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin e identitetin kombëtar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shoqëria kulturoro-artistike “Shqiponjat” në Bujanoc është themeluar në Nëntor të vitit 2016 me qëllimin e vetëm angazhimi dhe kontributi i aktiviteteve në fushën e kulturës.

Fillimisht është përkrahur nga komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar prej të cilëve janë siguruar veshjet kombëtare.

Përfaqësuesi i kësaj shoqërie, Rilind Islami gjatë një bisede për portalin Titulli.com tha se për momentin numërojnë rreth 30 anëtarë dhe punohet në dy grupe, ai nga moshat 17- 24 vjeç dhe grupi I dytë nga klasa e pestë deri në klasën e tetë të shkollave fillore.“Edhe pse veprojmë si shoqëri për vetëm 10 muaj, kemi arritur që të jemi aktiv aq sa për t’u ndjerë të kënaqur.

Dalja e parë në skenë për ne ka qenë në ditën e 28 Nëntorit të vitit 2016. Pjesëmarrja tjetër ka qenë në organizimin e “Ditës së Mërgimtarëve” , ku pas programit kemi organizuar dhe një koktej tradicional me gatime tradicionale”, deklaroi Islami.

Hidromorava

Ai u shpreh se kanë pasur prezantime në manifestime të ndryshme lokale dhe kombëtare por angazhohen edhe në programe tjera festive si dasma e syneti
I pyetur nga Titulli.com se a ka mjaft organizime vendore nga shoqëritë kulturore-artistike, Islami tha se duke u bazuar në numrin e banorëve që ka komuna, katër e pesë aktivitete brenda vitit janë të mjaftueshme.

Ndërsa lidhur me pyetjen se a duhet të ketë më shumë koncerte nga SHKA-të komunale Islami u përgjigje se së pari duhet të pyetet a ka interes publiku dhe se sallat mbushen vetëm për kampanja politike, e rrallë herë për programe kulturore. Rilind Islami suksesin e vitit 2017 të shoqërisë e vlerëson përfaqësimin e shqiptarëve që jetojnë në Serbi në “Ditët e flamurit boshnjak”, në Novi Pazar për të cilën ka fituar mirënjohje për program të shkëlqyer nga nikoqiri.

Islami thotë se planet e tyre janë fokusimi jo vetëm ne fushën e vallëzimit por edhe në artin skenik me moton “Të ruajmë dhe mbrojmë këngët dhe vallet tona, të ruajmë dhe të mbrojmë identitetin kombëtar”./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.